‘Fëmijë-skllevër në Mars’. Ja si përgjigjet NASA

‘Fëmijë-skllevër në Mars’. Ja si përgjigjet NASA

583
0

NASA u detyrua edhe njëherë tjetër që të dalë me një deklaratë për të mohuar njërën nga teoritë konspirative, ndoshta më mizorja në qarkullim. Bëhet fjalë për zërat dhe artikujt që qarkullonin nëpër forumet dhe rrjetet sociale, kryesisht ato që konspiracionistëve, ku thuhej se Agjencia Hapësinore Amerikane ka një “armatë të vërtetë fëmijësh skllevër në Mars”. “Ne besojmë se ka një koloni në Mars, e krijuar nga fëmijë të rrëmbyer që janë dërguar në hapësirë në një udhëtim 20-vjeçar. Me të mbërritur në Mars, për ta nuk ka asnjë alternativë përveçse të jenë skllevër të kolonisë atje”, deklaroi moderatori i “Alt Right Show”, Alex Jones, që gjeti mbështetjen e një ish-agjenti të CIA-s, që kishte të ftuar. Është e pabesueshme, por ky lloj informacioni është marrë si i mirëqënë prej disave dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjete.“Nuk ka njerëz në Mars. Ka robotë të dërguar nga njerëzit, por nuk ka njerëz. Kanë qarkulluar shumë të pavërteta këto ditë dhe e vërteta e vetme është që në Mars nuk ka njerëz”, deklaroi një zëdhënës i Agjencisë Amerikane të Hapësirës.