Fejzë Demiri, krijuesi i cili po bën emër në letërsi

Fejzë Demiri, krijuesi i cili po bën emër në letërsi

617
0

Fejzë Demiri, ka lindur me 15 janar 1997 në Stubëll të Gjakovës. Me shkrime ka filluar të merret qysh kur ishte fillorist. Krijuesi Demiri tani është 22 vjeçar, dhe për moshën e tij ka një bagazh të madh krijues. Tani, ai ka shtatë vepra të gjinive të ndryshme letrare. Fejzë Demiri, është ndër krijuesit e rinj shumë premtues, i cili me një përvojë krijuese Brenda përbrenda shtatë vitesh, para lexuesve-artdashësve letrarë, nga libri tek libri tjetër gjithnjë e më shumë e më bindshëm po e dëshmon përkushtimin e tij, i cili jep të kuptohet se vokacioni i tij letrar po merr përmasa më të mëdha në këtë fushë veprimi. Me një krijimtari që i kalon të gjitha kufijtë e moshës gjakovari krahas cilësisë krijuese, befason me larmishmërinë e zhanërit si dhe me vargun deportues.

Krijimtaria e Fejzë Demiri

  1. Vargje përkushtuese I (poezi)
  2. Vargje përkushtuese II (poezi)
  3. Në detin e dashurisë e të thënies (Fjalë të urta dhe mendime autoriale|) 4. Kur shpirti ka etje (poezi)
  4. Qirinj për dritë     (poezi)
  5. Dhembje kohe      (ese)
  6. Vogëlushi im       (ese)

Ky pohim- konstatim mbështetet në dëshmitë e deritashme që ka ofruar Demiri, me suksese të mëdha në veprat e tij letare duke u përkthyer në Spanjë, Amerikë, Itali, Francë . Në këtë verë risia e shqiptarit kosovarë është integrimi në tregun letrar meksikan, inegrimi në atë  treg milionash lexuesish dhe krijuesish. Kritika meksikane e ka adaptuar pozitivisht krijimin e minorit krijues teksa i ka “deleguar” superlative krijimtarisë së tij. Çmimet  dhe medaljonet  janë një tregues i krijimtarisë së këtij aspirant të madh të letërsisë.

Demiri, është vlerësuar si njeri që sjellë vlera të njëmendta, prandaj shpresojmë dhe presim edhe prurje të tjera në vazhdimësi me sasi dhe cilësi të avancuara.