Ish-kryeministri Fatos Nano feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 65. Prej kohësh Fatos Nano ka preferuar të qëndrojë larg mediave, ndaj detajet për këtë ditëlindje të tij kanë qenë të pakta. Miku i tij, ish-deputeti Agron Duka ka qenë ndër të parët që e ka uruar me një foto të shkëputur nga ditëlindja e vitit të shkuar. “Edhe njëqind! Duke menduar se e dinë të gjithë unë bëra vetëm urimin. Sot z. Fatos Nano ka datëlindjen. Kjo foto është bërë më 16 shtator të vitit kaluar”, shkruan Duka.