Familje mafioze në Shkodër? Flet drejtori i Policisë: Një grup është goditur,...

Familje mafioze në Shkodër? Flet drejtori i Policisë: Një grup është goditur, banda të tjera janë…

471
0

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, thotë se lëvizja e drejtuesve të policisë në Shkodër vjen për t’i dhënë një impuls të ri strukturave atje, duke shtuar se Shkodra nuk është ajo që perceptohet në media. I ftuar në “A Show” në News 24, ai u pyet edhe për familje me tendenca mafioze në Shkodër.

 

Veliu: Gjatë vitit 2018, policia ka qenë shumë prezentë në qarkun e Shkodrës, ku janë të ndërlidhura ngjarjet kriminale. Perceptimi shpesh herë është perceptim i gabuar. Dua që të jem shumë konkret. Themi që në Shkodër ka një situatë të rënduar të kriminalitetit. Në Qarkun e Shkodrës janë vetëm 7% e ngjarjeve kriminale për vitin 2018.

 

-Pse e ndryshuar ekzaktësisht tani drejtorin e policisë?

 

Veliu: Drejtori i Qarkut Shkodër lëvizi sepse duam t’i japim një impuls të ri. Situata në qarkun e Shkodrës është nën kontrollin e plotë të policisë. Policia është në gjendje të kontrollojë çdo territor. Kemi bërë ndryshime edhe në qarkun e Fierit dhe të Tiranës. Para një muaji u godit grupi që stimulonte fajdet. Fenomeni i fajdeve në Shkodër është i gjithpërhapur.

 

-Sa familje janë me tendenca mafioze?

 

Veliu: Ne kemi bërë studimin e gjithë gjendjes së kriminalitetit. Aktualisht jemi duke punuar…një grup kriminal është goditur. Grupet e tjera kriminale janë në kërkim.