Everton ia tregon Milanit çmimin e Richarlison

Everton ia tregon Milanit çmimin e Richarlison

417
0

Milan duket se e ka seriozisht transferimin e Richarlison nga Evertoni.

Milan është duke tentuar ta transferojë Richarlisonin gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

 

Skuadra italiane e di se për t’i marrë shërbimet e sulmuesit brazilian, duhet të paguajë 75 milionë euro, përcjell lajmi.net.

 

Por, për ta realizuar transferimin e Richarlison, Milan fillimisht duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

 

Braziliani e ka vënë si kusht për skuadrën italiane kualifikimin në garën më të madhe për klubet evropiane, gjersa Everton është i hapur për negociata nëse ofrohet ajo shumë.