Evakuohet një lagje e tërë, dikush ka ndërtuar një ‘REAKTOR NUKLEAR’ në...

Evakuohet një lagje e tërë, dikush ka ndërtuar një ‘REAKTOR NUKLEAR’ në garazhin e shtëpisë

410
0

Rreth 40 shtëpi janë evakuuar në Ohajo të SHBA-ve, pasi një person telefonoi policinë duke i thënë se kishte pësuar djegie nga një mini reaktor nuklear që po ndërtonte në garazhin e shtëpisë.

 

Kaq ka mjaftuar që në vendngjarje të mbërrijnë ekipet anti-eksploziv, dhjetra ambulanca dhe zjarrfikëse si dhe të jepet urdhri për evakuuimin e të gjithë zonës përreth.

 

Ata zbuluan se personi që telefonoi policinë kishte pësuar vërtet djegie por nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar. Ai tha se u lëndua nga valët radio-frekuenca. Ndërsa pajisja e panjohur ende është përshkruar si një “gjenerator i fizikës kuantike”.

 

Hetimet vijojnë mbi ngjarjen e mistershme.