EURO 2020: Dalin në shitje biletat për takimin Shqipëri-Islandë

EURO 2020: Dalin në shitje biletat për takimin Shqipëri-Islandë

440
0

Kanë dal në shitje biletat për takimin mes Shqipërisë dhe Islandës që do të luhet më 10 shtator 2019 në orën 20:45.

Një ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian EURO 2020. Përballja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” për shkak të shtyrjes së punimeve që po bëhen në stadiumin kombëtar.

Shqipëria bën pjesë në grupin H sëbashku me përfaqësueset e Francës, Turqisë, Islandës, Moldavisë dhe Andorrës. Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për kombëtaren shqiptare pasi ajo gjendet në vendin e katërt me 6 pikë, vetëm 3 pikë larg vendeve të para