Është ndër artistet më të paguara në botë, por babi i saj...

Është ndër artistet më të paguara në botë, por babi i saj vazhdon të punojë si shofer

409
0

Adele është cilësuar si personazhi vip më i paguar në targetin grupin e personave nën 30 vjeç në Mbretërine e Bashkuar. Por kjo nuk nënkupton se edhe familja e saj bën një jetë luksi.

“The Sun” ka zbuluar se babi i artistes punon si shofer transporti dhe paguhet vetëm 60 euro në ditë. Sipas raportimeve, Adele nuk do të ribashkohet me babin e saj, prandaj nuk e ndihmon as ekonomikisht.

Mes këngëtares dhe Mark Evans ekziston një mardhënie aspak e mirë. Kjo pasi  55 vjeçari është një ish i alkoolizuar, i cili ka braktisur familjen e tij në moshën kur Adele ishte 2 vjeç. Edhe pse disa vite më parë ai u rikthye pranë familjes dhe i kërkoi publikisht falje vajzës, sipas “The Sun” Adele as nuk e ka në plan të rregullojë këtë mardhënie.

“Mark do të jetë një gjysh normal dhe ka dëshirë të shëtisë me nipërit e tij. Mark ka një jetë që e ka zemrën të copëtuar. Ai e di që ka bërë gabime, por do t’i pëlqente t’i rregullonte gjërat dhe të arrinte ta falnin. Nuk po kërkon as paratë e saj, as diçka tjetër”, është shprehur për “The Sun” një mik i babit të artistes.