Është 105 vjeç, këtë vit agjëron për Ramazanin e 96-të

Është 105 vjeç, këtë vit agjëron për Ramazanin e 96-të

493
0

105 vjeçari Nazim Neziri nga fshati Remnik i Vitisë në Kosovë ka filluar të agjërojë në moshën 8 vjeçare.

 

Këtë vit është Ramazani i 96-të që po e agjëron, madje ka tre muaj që e ka filluar.

 

105 vjeçari ka thënë se agjërimi i sjell atij qetësi shpirtërore.

 

“Tre muaj kam agjëruar. Muajin Shaban, Rexhep dhe tash Ramazanin. Ramazanin e kemi prit hasret. Kur vjen iftari të shtohet jeta. Shtrohet buka, bën iftar falet Akshami, pastaj falet Teravia. Ka dashur Zoti që muslimani të agjërojë”

 

Nazim Neziri, tregon se në Muajin e  Ramazanit dikur kishte më shumë kënaqësi. Ai ka thënë se kur  ishte i ri mblidheshin i gjithë fshati për iftar, por edhe e vizitonin njëri tjetrin më shumë. Ndërsa sot, sipas tij ka ndryshuar çdo gjë.

 

Jetëgjatësinë e ka të trashëguar, sepse babai i tij kishte jetuar 118 vjet, ndërsa gjyshja 112.