
Sopranoja Ermonela Jaho mund të cilësohet pa frikë si një nga krenaritë e trojeve shqiptare.
Suksesi dhe fama e saj rriten çdo ditë e më shumë. Mirëpo, sopranoja ka vendosur të ndalet dhe ka nisur pushimet. Ajo ka zgjedhur vendin e saj për tu relaksuar.
Ermonela ka vizituar vendet më të bukura të Shqipërisë dhe disa prej fotove i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Në këtë mënyrë ka prezantuar edhe shoqëruesin e saj, i cili është bashkëshorti që jo rrallëherë shfaqet në publikë. ‘Të gjithë kemi një vend ku mund të marrim diçka që asnjë vend tjetër s’mund të na e japë…Shtëpi’, shkruan sopranoja krahas fotove.