Ermal Meta sensibilizohet me të prekurit nga tërmeti, merr përsipër ndërtimin e...

Ermal Meta sensibilizohet me të prekurit nga tërmeti, merr përsipër ndërtimin e shtëpisë së familjes Alla

353
0


Këngëtari me origjinë shqiptare shumë i famshëm në Itali, Ermal Meta ka vendosur që të ndihmojë shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Përmes një statusi në Instagram, ai shprehet se i bashkohet apelit të Erion Veliajt duke e ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla.

‘Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al’, shprehet Ermal Meta.

Kujtojmë që më herët kësaj nisme i është bashkuar edhe këngëtarja Rita Ora.