Ermal Meta me një tjetër koncert në Tiranë

Ermal Meta me një tjetër koncert në Tiranë

346
0

Këngëtari Ermal Meta do të jetë sërish me koncert në Tiranë dhe ky lajm i ka gëzuar publikun. Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, i cili ka arritur shumë suksese edhe jashtë vendit, po rikthehet me një koncert të dytë në qytetin e Tiranës. Lajmin e mirë për fansat e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

 

“Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? 💁‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.🎉🎻🎼

Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve.😊 Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të GnuQuartet do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur 🎊

Kur? Më 4 Mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje!”, ishin fjalët e tij pranë postimit.

 

Kjo nuk është hera e parë që Ermali këndon në Tiranë andaj publiku atje mezi po presin që të shkojnë në koncertin e tij sërish. Kjo vihet re nga komentet që i kanë lënë pranë postimit.