Ermal Mamaqi kërkon ndjesë, ja pse nuk filloi ‘Xing me Ermalin’

Ermal Mamaqi kërkon ndjesë, ja pse nuk filloi ‘Xing me Ermalin’

314
0

ermal_1473592753-8844747

Siç edhe është bërë me dije, një emission i ri do të startojë këtë sezon. ‘Xing me Ermalin’, është emisioni më i ri që do të startojë në Shtator dhe do të moderohet nga Ermal Mamaqi.

Megjithëse nuk është thënë një datë e saktë e fillimit të emisionit, të gjithë prisnin ditën edjeshme, pra të shtunën që Ermali të startonte emisionin. Aktori i humorit përmes një statusi në Facebook ka kërkuar ndjesë që emisioni nuk filloi ditën e shtunë. Si gjithmonë edhe kjo ‘ndjesë’ ishte me sensin e humorit që atë e karakterizon.

“Miq ju kërkoj ndjesë juve që prisnit Xing me Ermalin sot. Nuk shkova sot në punë se përtoja me dal. Plus që binte dhe shi.  Nejse. ju lajmëroj unë kur do jetë fillimi i sezonit. Dhe bëni ndonjë punë se ngelët gjith ditën tu pa televizor…”, shkruan Ermali në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.
ermal-mamaqi_1473592645-9405206