Erion Veliaj flet për herë të parë për Saimir Tahirin: S’ka qenë...

Erion Veliaj flet për herë të parë për Saimir Tahirin: S’ka qenë asnjëherë konkurrenti im. Gabimi i Edi Ramës…

349
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për herë të parë për marrëdhëniet me Saimir Tahirin, dhe atë që ai e quan si konkurrencë mes tyre brenda Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin “Debat në Channel One”, përballe gazetarit, Roland Qafoku, Veliaj ka theksuar se raportet me Saimir Tahirin kanë qenë shumë korrekte në qeveri.

Ai ka thënë se Tahiri nuk ka qenë asnjëherë rivali i tij në PS, dhe se me të ka komunikuar vazhdimisht, pasi janë komshinj.

“Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se çfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për çdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje. Uroj shumë që dhe Saimiri të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane.

Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet. Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera.

Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane. Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë. Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri-tjetrin për këtë konkurrencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte”, thekson Veliaj.

 

Veliaj ka folur dhe për qëndrimin e Fatmir Xhafës, i cili pas largimit nga detyra dhe që më pas doli në aktivin e Bashkisë së Tiranës.

“Ne kemi çdo fund viti 24 seanca dëgjimore për buxhetin e Bashkisë së Tiranës në të 24 njësitë me deputetin përkatës. Zoti Fatmir Xhafa përveç se një ministër që ka bërë një punë të shkëlqyer për ta sjellë policinë akoma më lart, është edhe deputet i njësisë 10.

Ai dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm jo si deputet. 3-4 ditë pas dorëheqjes së tij ishte dëgjesa në palestrën e shkollës “Qemal Stafa”. Ai dha dorëheqjen nga ministër, jo nga deputet. Ai kishte datën e tij, do ishte mëkat po të mos kishte ardhur se i bie që ngatërroi punën e tij si ministër me punën e tij si deputet. Kjo ja rrit më tepër vlerat”, ka thënë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës i është përgjigjur interesit të gazetarit dhe për qëndrimin e Edi Ramës në raport me protestën e studentëve dhe përplasjet me rektorët e universitetit të Tiranës.

“Do të doja që Rama të ishte më i rreptë dhe më i vendosur, por ai ka këtë zgjedhje. Do që t’i dëgjojë të gjithë. Ne kishim këtë historinë më debatin për universitetin, këtë të fundit. Edi i trajtonte rektorët si shenjtorë. I them unë: prit ore se si ç’më kërkohet mua llogari, duhet t’i kërkohet dhe një rektori.

Rektori duhet të më thotë, ore si ziheni ju për tendera rojesh. Unë kam qenë i mendimit që Edi Rama ka një reputacion mbi të vërtetën dhe mbi normalen që është shumë i rretë dhe autoritar se në fakt me ca njerez dhet me qenë pak më i rreptë”, është shprehur ai.