Këngëtarja e njohur Era Rusi ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisonin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel. Nisur nga qëndrimi i rezervuar në deklaratat e saj për jetën personale, këngëtarja është ngacmuar më tej nga moderatorja Bieta Sulo, e cila në fund ka arritur ti nxjerr diçka. ‘Unë besoj tek ajo gjëja që zgjat përgjithmonë dhe jam pak natyrë ëndërrimtare kur vjen puna te dashuria. Në një marrëdhënie nuk jam ajo grifsha që transmetoj në skenë, jam komplet ndryshe’, ka treguar ndër të tjera Era Rusi.