Era Istrefi ‘i rrëmben’ burrin reperes Cardi B dhe publikon videon e...

Era Istrefi ‘i rrëmben’ burrin reperes Cardi B dhe publikon videon e papritur

328
0

Era Istrefi tashmë ka marrë rrugën e një suksesi ndërkombëtar, dhe nuk ndalet së suprizuari! Së shpejti këngëtaren me origjinë nga Kosova do ta shikojmë në një bashkëpunim me emra të njohur në shoëbiz-in botëror, Yellow Claw dhe bashkëshortin e reperes së famshme Cardi B, Offset.

Me një video promocionale në rrjete sociale, Era Istrefi jep pak detaje nga bashkëpunimi që pritet të lancohet së shpejti.

“Le të martohemi”- është titulli i projektit që do të shikojmë në fundjave, siç ka premtuar Era Istrefi.

Këngëtarja prej kohësh ka firmosur kontrata me një kompani prestigjioze muzikore, e cila është një ndihmesë e madhe për të eksploruar në tregun ndërkombëtar.

https://www.instagram.com/p/B2eohr4FUVY/?utm_source=ig_web_copy_link