Enver Hoxha edhe në Shkup..? Portreti i ish diktatorit në një qendër...

Enver Hoxha edhe në Shkup..? Portreti i ish diktatorit në një qendër tregtare (Fotot)

1246
0

 

 

Ndoshta mund të duket çudi, por ekzistojnë akoma njerëz që e kanë idhull ish diktatorin komunist Enver Hoxha. Por ajo që e bën më interesante është se fotoja e tij gjendet e vendosur edhe në trojet jashtë Shqipërisë.

Në adresën elektronike të portalit “Vizion”, na kanë mbërritur dy foto, të një dyqani me emrin “Krojaci Servis”, të ndodhur në qendrën e vjetër tregtare në Shkup. Ndërkohë nuk e dimë nëse pronari i këtij dyqani është një shqiptar i Maqedonisë, apo nga Shqipëria dhe Kosova. Portreti i ish diktatorit Enver Hoxha është vendosur dukshëm në dyqan, saqë shihet edhe nga jashtë dyqanit. Mes sa duket pronari e ka menduar dhe e ka vendosur në një porizion që çdokush mund ta dallojë lehtë.