Eni Çobani tregon të vërtetën e shoqërimit në komisariat, ja çfarë ndodhi

Eni Çobani tregon të vërtetën e shoqërimit në komisariat, ja çfarë ndodhi

488
0

Ditën e sotme qarkulloi vrullshëm në media lajmi se juristja Eni Çobani është shoqëruar në komisariat. Shkak u bë një debat i saji në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj. Pas këtij lajmi, ajo ka dhënë një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, duke sqaruar situatën. Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat. “E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u khyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë. Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat”, pohoi Çobani. Nga informacioni i marrë nga gjykata e Apelit Gjirokastër, pohohet se ka qenë një seance normale dhe se nuk dihet se nga e ka burimin ky lajm i rremë.

 

Edhe policia e Gjirokastrës, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” ka pohuar te njëjtën gjë. Madje kërkesës për një komunikatë lidhur me këtë ngjarje, ajo i është përgjigjur negativisht.