Eneda Tarifa tregon se kush ishte iniciatori që kënga e saj t’i...

Eneda Tarifa tregon se kush ishte iniciatori që kënga e saj t’i kushtohej tragjedisë së 26 nëntorit

336
0

 

Mbahen mend shumë ngjarje dhe shenjohen nga tingujt muzikore. E lidhur me tërmetin ka qenë edhe një ngjarje tjetër e cila u bashkangjit me një nga festivalet me të bukura të muzikës shqiptare “Kënga Magjike”. Fituesja e këtij festivali Eneda Tarifa u bë lajmmotiv edhe për pjesën e reagimit të një numri të madh gazetarësh.

 

Kënga e saj dhe imazhi i saj lidhet me këtë kontekst. Ishte këngë dashurie, por njerëzve i erdhi si një thirrje e brendshme për të ndihmuar njëri-tjetrin.

 

E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Eneda Tarifa ka folur më gjatë për këtë këngë dhe ka treguar kush ishte iniciatori që kjo këngë të lidhej me ngjarjen e tërmetit.

 

“Pasi u vendos se “Kënga Magjike” do të mbahet dhe biletat që do të blihen për të shkuar për njerëzit e prekur nga tërmeti dhe meqe mua në inbox po më vinin shumë mesazhe që krahësonin tekstin e këngës me ngjarjen që kishte ndodhur, unë mora Florin në telefon dhe i them, po sikur ne ta vemë në përdorin këngën për të lajmëruar njerëzit, se është shumë e vështirë të bësh festë kur të tjerët kanë dhimbje”.

 

“Flori më tha në rregull, më pëlqen idea dhe dikush, një djalë montazhier gjeti momentet më pikante të cilat i vuri në përdorim edhe kapi një tjetër dimesion. Dihet që gazetarët kur japin lajme të trishtuara janë si aktorët. Duhet të luajnë rolin pa u përfshirë kaq shumë emocionalisht brenda sepse pastaj nuk e bëjnë dot rolin. Dhe besomë, kur një gazetar reagon kështu siç juve njerëzisht, gjendja është tepër emocionuese. Dihet që njerëzit vuajnë të gjithë, por kur vuan gazetari për të dhënë një lajm të tillë është ndonjëherë më emocionuese dhe më e dhimbshme”, shprehet Eneda.