Eneda Tarifa fitoi ‘Këngën Magjike’ por Ardit Gjebrea paska të preferuar një...

Eneda Tarifa fitoi ‘Këngën Magjike’ por Ardit Gjebrea paska të preferuar një tjetër këngë

319
0

Pasi ‘Kënga Magjike’ nxori fituesen e këtij edicioni, këngëtaren Eneida Tarifa me ‘Ma zgjat dorën’, këngëtarët u mblodhën dje për të diskutuar mbi votimet dhe këngët e tyre të preferuara.

Dhe meqënëse tani gjithçka është mbyllur, vetë producenti i festivalit, Ardit Gjebrea zbuloi se edhe në këtë edicion kishte një këngë të preferuar.

Gjebrea rrëfeu se një nga këngët që pëlqente më shumë ishte ajo e Orgesa Zaimit, ‘Verën ku ma le.

‘Tani që Kënga Magjike mbaroi më lejohet të them se kënga e Orgesës është një nga këngët e mia të preferuara’, tha ai.