Emri/ Peng për 10 mijë euro pas kurthit nga e dashura, lihet...

Emri/ Peng për 10 mijë euro pas kurthit nga e dashura, lihet në burg një nga autorët. Avokati tha në gjyq se…

535
0

Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Leandro Pana, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Korinthos”, ku nje 31 vjecar nga Tirana u mor peng ne Greqi per 24 ore, me kanosjen e dhenies ne kembim te lirise se shumes prej 10 mije eurosh.

 

Krimet-erenda

 

 

Prokuroria ka pretenduar se Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 personat e tjerë në Greqi.

 

Pretendimi i avokatit është se klienti i tij nuk ka patur aspak dijeni për këtë grabitje. Në këtë operacion janë arrestuar 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, 4 të tjerët janë arrestuar në Greqi.

 

korinthos1

 

Në Korinthos të Greqisë, këta persona për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana, Jetmir Terollari, dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

 

Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

 

Rrembimi

 

Jetmir Terrollari, është 31- vjeçari nga Tirana që u mbajt peng dhe u dhunua për 24 orë në një banesë në Greqi, duke i kërkuar dorëzimin e 10 mijë eurove.

 

Ai ishte nisur nga Shqipëria drejt Greqisë pas një telefonate që i ka bërë e dashura e tij, shtetasja me inicialet H. M., e cila i ka thënë të shkonte atje pasi kishte gjetur punë për vete dhe për atë, madje edhe shtëpi.

 

korinthos

 

Terrollari është nisur dhe në momentin që ka arritur në vendin e quajtur Lutraki, të Korinthos në Greqi, më 22 gusht, ka qëndruar te stacioni i autobusëve për të pritur të dashurën e tij.

 

Aty ishte vendi që ata e kishin lënë të takoheshin. Por, në vend të saj, para tij ka ndaluar nja makinë, të cilën sipas Policisë greke e drejtonte shtetasi me inicialet Xh. N., 49 vjeç, i cili e ka marrë me forcë, e ka hipur në makinë dhe më pas e ka dërguar në një banesë në zonën e Nemea të Korinthos.

 

Më pas, në shtëpinë ku atij iu hoq në mënyrë të paligjshme liria, kanë mbërritur edhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët e kanë dhunuar duke i kërkuar 10 mijë euro për ta liruar. Paratë ata ia kërkonin vëllait të tij, nëpërmjet shtetasit 24-vjeçar L. P., i cili ishte bashkëpunëtori i tyre në Tiranë.

 

Me këtë person ata kanë pasur komunikime të vazhdueshme, në mënyrë që të linin takimin me vëllanë e pengut për të marrë shumën prej 10 mijë eurosh. Por telefonatat që ata kanë bërë me njëri-tjetrin, kanë sjellë zbulimin e vendndodhjes ku mbahej pengu.