Zhduket pa asnjë gjurmë një gjimnazist në Klos.
Bëhet fjalë për shtetasin Flogert Terziu, i cili ka lënë librat në një dyqan dhe është larguar pa asnjë adresë.
Terziu i cili është në vitin e dytë në gjimnaz ishte nisur për të shkuar në shkollë, por nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët kanë bërë denoncim në polici dhe kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij, ndërsa vetë Flogerti i ka dërguar babait një mesazh të mos e kërkojnë.