EMRI/ Aksident në Elbasan, dërgohet me urgjencë drejt Traumës një 20-vjeçare

EMRI/ Aksident në Elbasan, dërgohet me urgjencë drejt Traumës një 20-vjeçare

393
0

 

Një aksident i frikshëm u shënua në mesnatë në qytezën e Krastës në Elbasan.

Raportohet se është lënduar 20-vjeçarja Elda Samurri, e cila për shkak të plagëve të rënda është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të lehta.

Deri tani, ende nuk ka informacione të sakta se si ka ndodhur ngjarja.