EMRAT/ Makina del nga rruga në Gjirokastër, ndërron jetë një person, plagoset...

EMRAT/ Makina del nga rruga në Gjirokastër, ndërron jetë një person, plagoset shoferi 

359
0

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin në aksin që lidh lagjen Gerhot me rrugën nacionale.

Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë ka humbur jetën pasagjeri Julian Loloçi dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit Erlind Hysenaj.

Shoferi është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak.

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.