Elvana Gjata e zhgënjyer për vendin e dytë në Festivalin e RTSH,...

Elvana Gjata e zhgënjyer për vendin e dytë në Festivalin e RTSH, nuk i jep as dorën Arilenës

245
0

Elvana Gjata është larguar e zhgënjyer nga Festivali i RTSH.

Këngëtares ia rrëmbeu fronin Arilena Ara, duke kaluar në vend të dytë.

Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emrin i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë.

Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena.

Ajo madje nuk i dha dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival.

E pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, Arilena tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj.

Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.

Akoma nuk kam takuar mamin tim. Ne ate moment te erren syte, nuk e di as ke takon, as ke duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur per te gjithe koleget e mi,”- tha ajo.