Elisa Spiropali bejte në rrjetet sociale: Me bojë pa bojë, shkojmë në...

Elisa Spiropali bejte në rrjetet sociale: Me bojë pa bojë, shkojmë në punë po njësoj

413
0

Duket se hedhja e bojës nga opozita do t’i mbesë gjatë në memorie ministres së Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropalit. Një gjë të tillë ajo e ka pasqyruar edhe me bejte së fundmi. Në një foto të publikuar në profilin e saj në Instgram, teksa shfaqet duke shkuar në Parlament ditën e djeshme, me ironi shkruan edhe për bojën. “Me bojë pa bojë, shkojmë në punë po njësoj”, shkruan Spiropali në diçiturë, duke nënkuptuar se mazhoranca vijon punën me normalitetin e saj edhe pse opozita ka lënë mandatet dhe politika është në një krizë të thellë.