Ekziston një motiv ”i fortë” pse Arbana ndihet xheloze këto ditë për...

Ekziston një motiv ”i fortë” pse Arbana ndihet xheloze këto ditë për Eduartin dhe Jonin

271
0

Partneri i Arbana Osmanit, Eduart Grishaj dhe djali i saj, Joni kanë udhëtuar së fundmi drejt Londrës për disa ditë pushimi. Regjisori ka ndarë disa momente me ndjekësit në rrjete sociale, ku ka treguar se po ia kalojnë shumë mirë. Lidhur me udhëtimin e tyre ka pasur një koment dhe Arbana.

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, moderatorja shprehet se është “xheloze” për ta. “Shumë (kur shkojnë në vendet e mia të preferuara si ky këtu). Jo dhe aq për Edin tani që po mban radhë në çdo lodër të Legoland-it. Megjithatë, më mungojnë”, është përgjigjur ajo kur u pyet nga një ndjekës.

E pyetur nëse ka frikë për të birin që udhëton pa të, moderatorja theksoi: “Joooo, Joni është mësuar të udhëtojë pa mua që i vogël. Ai është udhëtari im i vogël”. Kujtojmë që moderatorja mirëpriti në jetë vajzën Zoi në fillim të këtij muaji.