Ekzekutohet Jurgen Kurti! E fejuara e tij dhe familjarët shpërthejnë në lot...

Ekzekutohet Jurgen Kurti! E fejuara e tij dhe familjarët shpërthejnë në lot në skenën e krimit

622
0

Jurgen Kurti, një emër jo i padëgjuar për drejtësinë shqiptare mbrëmjen e sotme është ekzekutuar në afërsi të “Tiranës së Re”.

Rikujtojmë se ai është shoqëruar disa herë në polici për dy vrasje, ndër të cilat edhe për atë të babait.

Sipas raportimeve të fundit, viktima ka qenë duke ecur në këmbë për në drejtim të shtëpisë së tij kur është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.

Siç duket edhe nga fotot, menjëherë në vendin e ngjarjes janë paraqitur familjarët dhe e fejuara e tij që kanë shpërthyer në lot.

E fejuara e Jurgenit i ka kërkuar policëve që ta lejojnë të kalojë shiritin duke bërtitur: “Më lini të kaloj. Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt!”