EKZEKUTIMI me breshëri i djalit të ish-POLICIT të Burgut të Peqinit, kamerat...

EKZEKUTIMI me breshëri i djalit të ish-POLICIT të Burgut të Peqinit, kamerat e sigurisë kanë filmuar ATENTATORËT

554
0

Tre viktimat e atentatit te nje viti me pare, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Duranay

Duket se ka një pikë kthese të rëndësishme në hetimet e vrasjes së mbrëmshme në fshatin Përparim të Peqinit, ku mbeti i vrarë 23 vjeçari Andi Zylyfi dhe u plagos Albert Uruçi.

Mësohet se kamerat e sigurisë së një lokali kanë filmuar atentatorët.

Andi Zylyfi, djali i ish-policit të Burgut të Peqinit, Hysni Zylyfi, është qëlluar me plumb në kokë teksa makina ku po udhëtonte bashkë me Uruçin, ka qenë në ecje.

Sakaq, policia ka identifikuar targën e makinës së autorëve dhe ka zbuluar se ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Kujtojmë që 23 vjeçari, viktimë e atentatit të mbrëmshëm, është kushëriri (djali i hallës) i shtetasit të vrarë një vit më parë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, Endrit Alibej (Dylgjeri).

Endrit Alibej dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri u qëlluan me breshëri plumbash një vit më parë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa udhëtonin me një mjet tip ‘Range Rover’ po në të njëjtën rrugë ku mbrëmë u vra i afërmi i tyre Andi Zylyfi. Në atë kohë, atentatorët u kujdesën që të mos linin pas persona të mbijetuar pasi bashkë me xhaxha e nip, mbeti i vdekur dhe një shtetas turk që udhëtonte me ta Erdal Durunay.

 

Sipas Policisë, ndaj makinës në të cilën udhëtonte 23 vjeçari Andi Zylyfi dhe shoku i tij Albert Uruçi, është qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje, ndërsa dyshohet se ngjarja u krye për larje hesapesh si pasojë e përplasjeve të grupeve kriminale në Britani.

 

Andi Zylyfi hyri në Shqipëri më datë 11 dhjetor nga porti i Durrësit por mbeti i vrarë mbrëmjen e 13 dhjetorit, dy ditë pas mbërritjes në Atdhe.