Ekspertët japin disa këshilla për mënyrën e trajtimit të gjakëderdhjes së mishrave...

Ekspertët japin disa këshilla për mënyrën e trajtimit të gjakëderdhjes së mishrave të dhëmbëve

358
0

Rreth 600 milion njerëz përballen me problemin e mishrave të dhëmbëve. Por lajmi i mirë është se shumica e tyre mund të kurohen në shtëpi. Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve është shenja e parë e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti më i rëndë.

Ky artikull do t’ju ndihmojë të trajtoni mishrat e dhëmbëve tuaj:

  • Përdorni garzë

Mbajtja e një garze në zonën e gjakderdhjes do të ndalojë gjakderdhjen tuaj. Por nëse mishrat e dhëmbëve janë një problem i rregullt, duhet të vizitoni një dentist.

  • Përdorni një kompresë të ftohtë për të zvogëluar ënjtjen dhe një kompresë të ngrohtë për lehtësimin e dhimbjes.

Mbajeni një kompresë të freskët apo edhe një kub akulli për mishrat e fryrë, të gjakosur. Mbajeni akullin atje derisa gjakderdhja të ndalet, por nëse gjaku do të shtohet edhe pas 10 minutash nga aplikimi i kompresës ose akullit, shkoni të vizitoheni tek një mjek.

Ju mund të përdorni një kompresë të ngrohtë më vonë për të lehtësuar dhimbjen. Kujdes, përdoreni atë vetëm pasi inflamacioni të jetë zhdukur.

  • Përdorni larjen e gojës me kripë.

Shtoni 1 lugë kripë deti në një filxhan ujë të vakët dhe përzjeheni. Mbani një gllënjkë në gojë për rreth 30 sekonda dhe pështyu dhe përsëriteni këtë 4-5 herë. Bëjeni këtë dy herë në ditë, një herë në mëngjes dhe një herë para gjumit.

Uji i kripës zvogëlon ënjtjen në mishrat e dhëmbëve dhe ndihmon në ndalimin e gjakderdhjes së mishrave të dhëmbëve. Krijon gjithashtu një mjedis të lartë të përkohshëm alkalik brenda gojës duke e bërë të vështirë mbijetesën e baktereve.

  • Provoni një sprajt oral

Sprajti oral është një pajisje që shpërdan ujin në gjithë gojën tuaj për të pastruar mishrat e dhëmbëve. Ju mund të shtoni shpëlarës goje në të për një efekt më të mirë antibakterial. Pastrimi i mishrave të dhëmbëve zvogëlon shanset e infeksioneve.

  • Bëni gargarë pa alkol

Larja e gojës duke bërë gargare është një mënyrë e shkëlqyeshme për të eleminuar inflamacionin e mishrave të dhëmbëve që shkaktojnë gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve dhe eliminojnë bakteret nga goja.

  • Përdorni pustinat e çajti

Vendosni një pustinë çaji në ujë të valë. Pas 2 minutash, hiqeni dhe lëreni të ftohet. Vendoseni pustinën e çajit në zonën e dëmtuar të mishrave të dhëmbëve. Lëreni për 5 minuta. Çaji përmban acid tanik i cili mund të ndihmojë në lehtësimin e infeksioneve të mishrave.

  • Hani perime të freskëta

Ushqimi i perimeve si selino dhe karrota, midis vakteve ndihmon duke hequr mbetjet e ushqimit nga dhëmbët dhe në këtë mënyrë parandalon sëmundjet e mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu këto perime ndihmojnë në gjenerimin e pështymës që pastron gojën. Ato përmbajnë sasi të ulët sheqeri dhe karboni dhe nuk kontribuojnë në prishjen e dhëmbëve.

  • Aplikoni mjaltë

Shpëlajeni gojën me ujë të vakët dhe përdorni mjaltin për të masazhuar mishrat e dhëmbëve tuaj për 10 minuta çdo mëngjes. Mjalti ka veti natyrore antibakteriale dhe antiseptike për shkak të një lënde të quajtur propolis. Por mos harroni të aplikoni mjaltë vetëm në mishrat dhe jo në dhëmbët tuaj, veçanërisht nëse keni zgavra pasi kjo mund të shkaktojë dhimbje.