Ekskluzive/ Marjon Gorica: Ja sfidat e të rinjve në Ballkan

Ekskluzive/ Marjon Gorica: Ja sfidat e të rinjve në Ballkan

635
0

 “Ambicia ime, të kandidoj për këshilltar në Bashkinë e Tiranës”

 

Marjon Gorica, është një i ri plot energji, plot pasion, që drejton Qendrën e politikave Rinore”,  ku në fokus janë të rinjtë. Në një intervistë për “vision.com.al”, Gorica rrëfen eksperiecën e tij me të rinjtë, sfidat që kanë të rinjtë sot, por edhe planet dhe projektet për të ardhmen. Sipas tij, në vendin tonë zëri i së vërtetës gjithnjë bie preh e presioneve të pushtetarëve dhe jo vetëm, dhe  qytetarët e kanë të pamundur të vetëorganizohen. Ambicia e tij, është të kandidoj për këshilltar në Bashkinë e Tiranës.

 

 

Marjon ti je drejtues i Qendres se Politikave Rinore, qe arriti te bente bashke te rinj shqiptare nga Presheva, Çamëria, Mali i Zi, Kosova, dhe Maqedonia. Cili është synimi i kësaj levizje ose organizatë?

Ne gjithnjë kemi në fokus të rinjtë. Shpesh herë shkoj nëpër shkollat e Tiranës duke bashkëbiseduar me gjimnazistët në mënyrë që ti orientojmë ata të jenë aktiv dhe të dobishëm në shoqëri. Para disa ditësh kemi bërë bashkë të rinjtë shqiptar në ballkan, iniciativë kjo tepër e frytshme pasi mundohemi të njohim sfidat e njëri tjetrit dhe ti japim atyre zgjidhje. Ky bashkëpunim ka tërhequr vëmendje tepër të madhe dhe është vetëm fillimi, besoj se do  të mblidhemi në Tiranë brenda 2 javëve sërisht.

Sa e vështirë është të punosh më kta të rinjë dhe cfarë benefitesh ka puna me të rinjtë ?

Të punosh me ta nuk është aspak e vështirë, për vetë faktin sepse ata janë gjithnjë bashkëpunues. Janë bashkëpunëtor aq të mirë  duke krijuar një urë bashkëpunimi ndërmjet njëri tjetrit e cila nuk na kushtëzon, por për kundrazi na afron më tepër duke i lehtësuar punë njëri tjetrit. Kudo ku ka bashkëpunim ka benefite. Ne japim një mesazh të rinjve që asgjë s’është  e pamundur, shihet qartë që të rinjtë shqiptar kudo që të jenë në Ballkan janë të gatshëm për të bashkëpunuar duke ndihmuar njëri tjetrin në problematikat që ata kanë. Këto problematika vijnë dhe si bashkëpunim ndërmjet i yni me institucionet.

Sipas mendimit tënd sat ë drejta kanë të rinjtë sot në vendin tonë ?

-Ne nuk mund të përcaktojmë sesa janë të drejtat e të rinjve, por sa zbatohen ato. Mungesa e politikave për të rinjtë, askush nuk krijon strategji efikase për integritetin e tyre në shoqëri. Shpesh herë thuhet se të rinjtë kanë rolin  e tyre në vendimmarrje, po ku është? E thënë në llafe? Ne sot kemi të rinj që i kushtëzohet arsimimi për shkak të kostove, kemi të rinj që nuk shpalosin dot talentin e tyre për shkak të mundësive.

 

Ti je gjithashtu aktivist i shoqëris civilë sa e veshtirë është në Shqipëri të përfaqësosh zërin e qytetarve ?

-Shqipëria është një vend i cili aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe një vend i tillë gjithnjë duhet të ketë një sistem demokratik funksional. Në Shqipëri e vërteta paguhet. E them kështu pasi zëri i së vërtetës gjithnjë bie preh e presioneve të pushtetarëve dhe jo vetëm. Qytetarët e kanë të pamundur të vetëorganizohen. Në rast se të gjithë qytetarët do të luftojnë e bëhen bashkë për të drejtat e tyre, asnjëherë nuk do të jetë vështirë. Por përsa kohë ne rrim të ndarë dhe jo të organizuar gjithcka vështirësohet.

Shpes herë shikojme reagime të forta në faqen tënde të facebook në lidhje me ceshtje të ndryshme , cfarë të bën që të reagosh.

-Padrejtësistë dhe kushtet me të cilat përballet vendi im. Klasa politike e majtë apo e djathatë e ka rrënuar këtë vend.

Ti je nje gazetar i ri por duket që ke passion dhe guxim sipas teje cfarë do të thotë të bësh gazetari ne ditët e sotme ?

-Fillimisht dua ta nis me një përgëzim për të gjithë kolegët e mi, të cilët bëjnë një punë të shkëlqyer pavarësisht shumë pengesave të mëdha me të cilat përballen. Realisht jetojmë në një kohë të vështirë, gazetarët sot janë njerëzit më të pa paguar. Gazetarët sot shtypen dhe censurohen, por fal mediave online zëri i tyre i vërtetë mund të dëgjohet.

Sot ka gazetar të cilët kërcënohen nga momenti në moment pasi i shkel interesat shumë personave të cilët përfitojnë në  kurriz të qytetarëve, por ne kemi tonën, atë të informimit të drejtë të qytetarëve.

A ka profesionistë sipas mendimit tënd ?

-Sigurisht që ka profesionist, ka nga ata që i duhen medias dhe kanë nevoj për suport.

Cila është pengesa më e madhe për ta bër sic duhet ktë profesion në Shqiperi?

Për fat të keq jetojmë në një vend ku meritokracia është në nivelet më të ulëta të saj. Ne sot kemi gazetar të cilët janë të papunë ose zgjedhin një drejtim tjetër punësimi për shkak se nuk marin atë që meritojnë. Televizionet dhe stafi i tyre shpesh herë zgjidhen në bazë të lidhjeve më të forta familjare apo shoqërore. Këto janë fakte që nuk i them  vetëm unë, por i shohim cdo ditë teksa media na përball me persona të cilët nuk njohin shkallën e profesionalizmit.

Ti gjithashtu je botues i disa librave

-Deri më tani kam botuar dy libra, “Të jetosh në Shqipëri, një realitet i hidhur” dhe “Dhimbje & Mall”, janë dy botime krejtësisht ndryshe nga njëri-tjetri në lidhje me tematikat që flitet në to.

I pari është një përmbledhje e një cikël botimesh të miat në median e shkruar, në të cilën angazhohem tashmë prej rreth 7 vitesh. Shqipëria një realitet i hidhur në lidhje me të rinjtë, ne shohim cdo ditë që ky vend braktiset. Shohim të rinj të cilët nuk preferojnë të studiojnë, ose nuk studiojnë për shkak të kushteve ekonomike, e cfarë na mbetet tjetër? Është apo nuk është një realitet i hidhur? Ndërsa dhimbje dhe mall është rrëfimi i një historie, i dedikohet gjyshes sime e cila nuk jeton më.  Kam ndërmed të sjell një libër për të rinjtë, kryesisht për maturantët të cilët të gjejnë aty vetveten dhe atë rrugë që i pret pas mbarimit të shkollës së mesme, rruga drejt lidershipit.  Nuk e di ende se kur mund të jetë gati për shkak të angazhimeve që realisht zënë pjesën më të madhe të kohës sime.

 Cilat janë angazimet e tuaj gjatë ditës ?

-Dita nis në redaksi, aty ku duhet një vëmendje  goxha e madhe. Më pas me takime të shumta, qendrimi në terren për të parë konkretisht problematikat me të cilat hasen qytetarët e për ti pasqyruar ato mediatikisht. Nuk mundet sot të presim që lajmet të na vijnë me e-mail e ne thjesht ti redaktojmë e ti publikojmë. Gazetarët duhet të jenë në terren, aty është lajmi. Politika nuk është gjithcka dhe nuk mundet të merremi vetëm me ta.

Kohët e fundit jam duke u marr me një cështje tjetër, nuk ka lidhje fare me median. Më pëlqen të pozicionohem nga ekstremi në ekstrem. Risia e Bashkisë Tiranë për administrimin e pallateve më ka shtyrë ta shoh si një angazhim goxha të mirë, për vetë faktin sepse njihesh me qytetarët, njihesh me problematikat  e tyre.

Është një ndërthurje në të cilën i shërbehet qytetarëve, por njeh dhe problematikat e tyre e i pasqyron ato.

Jam munduar që kohën time ta ndaj ndërmjet ‘rehatfare.al’ dhe ‘xHome’.

 Cilët janë projektë me te fundit të Marjonit ?

-Mendoj se ka ardhur koha të sjellim dicka ndryshe. Jemi një vit larg zgjedhjeve të pushtetit lokal, por mua realisht më duket një kohë shumë e shkurtër. Me besimin tek Zoti zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj për këshilltar në Bashkinë e Tiranës. Është një hap goxha i madh dhe që do realisht shumë punë. Jam në bisedime me një subjekt partiak, por do të hyj në këto zgjedhje jo për të përfaqësuar interesat e partisë në fjalë, por për të përfaqësuar ata qytetar për të cilët askush nuk flet. Unë jam një prej tyre, ndaj do të hyj në këtë garë ku shpresoj më të mirën, në fund të fundit është dhe moment për të dhënë një mesazh që jo gjthcka varet nga partitë politike.

Ky është një nga gjërat kryesore për të cilën po punoj, mund të themi një vit, por është kohë shumë e shkurtër.