Shenjtërimi i Nënë Terezës është eventi më i rëndësishëm i ditëve të sotme. Shumë artistë shqiptarë, emra të njohur të muzikës dhe jo vetëm, do të performojnë në koncertin që do të organizohet në Vatikan. Megjithatë ka pasur shumë keqkuptime nga njerëz të ndryshëm, të cilët e kanë vlerësuar negativisht mosprezencën e artistëve shqiptarë që tashmë e kanë të ngritur karrierën e tyre dhe jetojnë në Itali, si Kledi Kadiu dhe Anbeta Toromani. Blitz.al ka kontaktuar me balerinin e njohur Kledi Kadiu për më shumë informacion rreth mospjesëmarrjes së tij në një eveniment të përmasave të tilla.
“Nuk ka asnjë keqkuptim. Më është bërë ftesa edhe si performues, por unë nuk kisha mundësi pasi kisha prenotuar pushimet. Ende jam në pushime me vajzën dhe bashkëshorten dhe janë pushimet e para familjare, ndaj nuk mund të isha i pranishëm. Edhe mua më erdhi shumë keq sepse ishte një event shumë i rëndësishëm, i vetëm i këtij lloji”,- është shprehur Kledi./Blitz.al/