Edi Rama ftesë Bashës: Kur do flasim?

Edi Rama ftesë Bashës: Kur do flasim?

420
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përballë shqiptarëve të diasporës, në Samitin që po mbahet këto ditë në Tiranë. Edhe pse nuk ka folur drejtpërdrejtë dhe me emra për krizën politike në Shqipëri, Rama tha se: “Atyre shqiptarëve që ishin ftuar sot, por nuk janë të pranishëm, i them: Kur do flasim?”

Lulzim Basha ishte i ftuar për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, por refuzoi të ishte i pranishëm. Kryeministri Rama, duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, ka folur edhe për “për shqiptarë që i kundërvihen shqiptarëve”.

“Përsëri është e njëjta histori. Është historia e shqiptarëve që i kundërvihen shqiptarëve, jo për Shqipërinë, jo për flamurin, jo për ideale dhe ide, por thjesht për hesapet e vogla të katundit, për hesapet e mjedisit politik. Dëgjova që thanë duhen më shumë gra në vendimmarrje, shqiptarët kundër shqiptarëve kanë krijuar një ide, se kjo kohë e re e Shqipërisë qenka koha që në Shqipëri janë rritur kriminelët, na kanë pushtuar kriminelët. Kjo është koha kur qeveria e Shqipërisë ka 50% gra, në Parlamentin e Shqipërisë ka më shumë gra se ndonjëherë, në këshillat bashkiakë ka 50% gra dhe 50% burra. Kjo është koha kur varet se nga cili kënd vendos ta shohësh vendin tënd, dhe jo në gjuhë të huaj e kthen vendin tënd në mish për top. Ata që kanë bërë këtë, i ka mbuluar me turp historia, por kur të mbulon historia, është shumë vonë. Sot na duhet të ecim në rrugën që kemi nisur, po flasim për shtetbërje. Po flasim për luftën më të madhe e më të vështirë që i është hapur korrupsionit në Shqipëri. Si luftohet korrupsioni, përveçse duke ndërtuar një sistem drejtësie? Kujt dhe kur i ka shkuar në mend se në Shqipëri gjykatësit dhe prokurorët do të vinte dita që do të jepnin llogari?”, ka thënë Edi Rama.