Edi Rama ftesë Bashës: Kur do flasim?

Edi Rama ftesë Bashës: Kur do flasim?

425
0

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përballë shqiptarëve të diasporës, në Samitin që po mbahet këto ditë në Tiranë. Edhe pse nuk ka folur drejtpërdrejtë dhe me emra për krizën politike në Shqipëri, Rama tha se: “Atyre shqiptarëve që ishin ftuar sot, por nuk janë të pranishëm, i them: Kur do flasim?” Lulzim Basha ishte i ftuar për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, por refuzoi të ishte i pranishëm. Kryeministri Rama, duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, ka folur edhe për “për shqiptarë që i kundërvihen shqiptarëve”.