
Rreth një orë më parë ka filluar Kongresi i PS i cili pritet të ketë rreth 8 orë diskutime.
Një moment i rëndësishëm pritet të jetë rishpallja e kandidaturës për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës, nga Erion Veliaj.
Veliaj ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve së bashku me kryeministrin Edi Rama të dy të veshur me atlete dhe gjysmë sportiv.
Ndonëse kryeministri është spikatur gjithmonë për stilin e veçantë të veshjes duket se ky stil është ndjekur edhe nga Veliaj, i cili ka treguar shpeshherë se i pëlqen të jetë sa më sportiv.