“Edhe unë nuk i kam qejf brekët”, Mamaqi zbulon pjesë nga teksti...

“Edhe unë nuk i kam qejf brekët”, Mamaqi zbulon pjesë nga teksti i Ramës në film

674
0

 

 

I ftuar në emisioni “ThumbOn” në TV Ora, Ermal Mamaqi ka foli më gjatë për pjesëmarrjen e kryeministrit në këtë film.

 

Fatma Haxhialiu: Po me Ramën ndodhi ndonjë gjë në sheshxhirim?

 

Ermal Mamaqi: Ndodhi që njerëzit u habitën që ai erdhi dhe e bëri tekstin siç e kishim programuar ne. Kur po ja prezantoja rolin ishim diku. Po ia lexoja dhe në tekst është një frazë që ky i thotë dikujt: Edhe unë nuk i kam qejf brekët. Ia thashë dhe po prisja reagimin e tij.

 

“Qenka e fort tha”.

 

U habita dhe i thashë me vërtet do e bësh dhe më tha po mo qenka shumë e bukur.  Nuk e ndryshoi tekstin, as e zgjati!

 

Aulona Musta: Tani i bie që sa të jetë Rama kryeministër i ke të gjitha të sigurta, nga taksat dhe detyrimet.

 

Ermal Mamaqi: Përkundrazi! Mendova do kemi ndonjë suport nga shteti, ndonjë lehtësi nga Pallati i Kongreseve.  Zero, zero. Sepse thonë, ja ia kanë dhënë ngaqë është ai aty.