Edhe në Elbasan, Ramës i bllokojnë rrugën. Tension me policinë

Edhe në Elbasan, Ramës i bllokojnë rrugën. Tension me policinë

385
0

Edhe gjatë vizitës së tij në qytetin e Elbasanit, kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga mbështetës të opozitës. Protestuesit kanë bllokuar rreth-rrotullimin e Bradasheshit për të penguar vizitën e Ramës në këtë qytet, ndërsa do të mbajë takime në kuadër të turit “Bashkia që duam” në Elbasan. Nuk kanë munguar as përplasjet me policinë, ndërsa pas disa minutave tension rruga është hapur. E njëjta situatë ndodhi dhe dje në Shkodër. Për këtë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se: “Në Kanun por edhe në ligj ekziston një paragraf që ka të bëj me udhën e madhe. Udha e madhe nuk pritet kurrë”.