Edhe Durrësi si Vlora, gjatë natës digjen dy makina

Edhe Durrësi si Vlora, gjatë natës digjen dy makina [FOTO]

358
0

Djegia e makinave është një metodë e përdorur gjerësisht në Vlorë, por duket se raste të ngjashme kanë nisur edhe në një tjetër qytet bregdetar.

Dy automjete në lagjen nr. 4 në Durrës janë djegur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se njërit prej mjeteve i është vënë zjarri në mënyrë të qëllimshme.

Ndërkohë mjeti tjetër që është djegur është një automjet tip Golf, i cili ka qenë i parkuar aty pranë.

Policia bën me dije se ky mjet ishte në pronësi të shtetasit H.H., 64 vjeç, banues në lagjen ku ndodhi dhe ngjarja.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë djegien e automjeteve.

makina2.jpg