Anila Ahmataj
Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj në News24, u trajtua këtë të dielë jeta dhe historia e Sali Bedinit. Hero i luftës së Vlorës dhe Nder i Kombit.
Vendosja e një guri të fortë në murin e ndërtesës historiografike të krahinës së Lumit të Vlorës në Labëri është themeli i një historie t me rrënjë ndër breza. Krahina e Labërisë është e pasur me ngjarje dhe njerëz me fatet dhe antifatet e tyre. Armeni është një ndër fshatrat që ka shenja të qytetrimit 3500 vjeçar, ky fshat ka në brendësi të tij figura historike me kontribut kombëtar dhe atdhetar. Në rrjedhat e kohës këto figura i dhanë emër historik Armenit. Një nga të veçantat e këtij fshati êshtë Qyteza e Armenit e cila ndodhet në një kodër në lindje tê fshatit me lartësi 249 metra mbi nivelin e detit. Është një kodër e zhveshur me majë të sheshtë prej 2 hektarë. Ky pozicion e ka bërë qytezën që banorët e lashtë aty të ndërtonin një kala për tu mbrojtur nga armiqtë.
Armeni është një fshat që ka marrë pjesë në të gjitha luftrat dhe kryengritjet për liri e pavarësi që ka bërë populli shqiptar. Armeni e gjen pjesmarrjen me armë në dorë që në kryengritjen e Tanzimatit të verës së vitit 1847 që përfshiu gjithë Shqipërinë e jugut..Por historikun e këtij fshati dhe veprimtarinë luftarake të Sali Bedinit do të na i rrëfejë Studiuesi dhe historiani Shpresim Kasaj, i cili mban edhe pozicionin si Kryetar i Shoqates kulturore- Atdhetare Armeni.
Ishte viti 1919. Në lagjen Topana të Vlorës ishte krijuar një “Komitet i fshehtë” që quhej edhe “Komiteti i Vlorës” i cili përbëhej nga Osman Haxhiu, Hamza Isai, Spiro Jorgo Koleka dhe Alem Mehmeti, Mbledhja e parë dhe më e rëndësishme e përgatitjeve për luftën e Vlorës ishte ajo e Armenit, e cila u organizua një muaj pas Kongresit të Lushnjës më 23-24 shkurt të vitit 1920. Në këtë mbledhje morën pjesë 70 përfaqësues të shquar nga Vlora dhe fshatrat e saj.
Ndër emrat e njohur ishin dhe ata të Armenit siç ishte Osmën Haxhiu, Sali Bedini, Ramadan Armeni e shumë patëriot të tjerë. Armeni dha një konteibut të madh në luftën e 1920 dhe kjo mbledhje e këtyre 70 burrave, pati një rëndësi të madhe, pasi aty u hodh për herë të parë ideja e luftës së Vlorës, vendimi përfundimtar i së cilës u mor në kuvendin e Barçallasë më 29 maj në 1920.
Sali Bedini ishte një patëriot i madh i cili e nisi karrierën e tij që në moshë fare të re! Si anëtar i klubit “Labëria” të vitit 1908 sillte dhe shpërndante libra shqip në fshatin e tij të Armenit dhe në krahinën e komunës së Treblovës.Sali Bedini u mësonte fshehtazi shqipen bashkëfshatarëve, pikërisht është kjo arsyeja që shkolla e Armenit , me rastin e 25 vjetorit te pavaresise , ne vitin 1937 , u emertua me emrin e Sali Bedinit.
Sali Bedini ishte antar i Komitetit Mbrojtja Kombëtare dhe komandant i prapavijës. Armeni ngriti çetën e tij luftarake me 80 burra që luftuan me trimëri dhe dha dy dëshmor .
Osman Haxhiu në bashkëpunim me patëriot të tjerë si Hamza Isai, Jani Minga, e shumë të tjerë organizuan në muajin tetor të 1919 një takim në shtëpinë e Abaz Mezinit nga ku u morën vendime të rëndësishme.
Por në 29 nëntor të 1919 ky Komitet i Fshehtë u mblodh në shtëpinë e Osman Haxhiut në lagjen Topana, aty u vendos të përgatisnin flamuj kombetar për demostruesit dhe ne ballkonet e shtepive apo dhe dyerve te dyqaneve te mos ngrihej asnje flamur Italian.
U mblodhe nje komision ku do ti paraqitej Piaçentinit programin e festimeve te 28 nentorit , ku brenda këtij komisioni personazh kryesor ishte Osman Haxhiu dhe Sali Bedini, pasi vet Piançetini kishte lëshuar një urdhër ku populli shqiptar te kremtonte këte ditë në ambiente të mbyllura. Mirpo patëriotët shqiptar si Sali Bedini nuk ju trembej syri lehtë, prandaj planifikuan që festimet ti bënin te xhamia e Tabakëve me brohoritje.
Sali Bedini mbante flamurin e madh kombetar, karabinieria me në krye majorin Borno qē kërkoi ndalimin e demostruesve, këtu nisi përleshja e Sali Bedinit me Majorin, e vuri poshtë dhe filloi ta godiste, por 15 prej karabinierve ju vërsulën dhe ja hoqën nga duart Sali Bedinit.
Por trimërinë dhe krenarinë e gjyshit e mbajnë në kujtime edhe pasardhësit dhe banorët e fshatit. Klevis Bedinaj është nipi i tij , i cili na shoqëroi në këtë udhëtim dhe rrëfeu kujtimet e vetme për gjyshin, por ai na pohoi se gjyshi i tij Sali Bedini eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes Bujar Nishani : ” Nderi i Kombit” me dekretin Nr. 9152, dt. 02.07.2015.
Burrat e shquar të Armenit dhe gjurmët e tyre patëriotike i gjejmë që herët , rrethë 170 vite më parë, prandaj skishte si të ishte ndryshe ky fshat edhe në vitet e mëvonshme me figura si ajo e Sali Bedinit dhe Osman Haxhiut.
Në shkrimet e tij patërioti nga Kanina Beqir Velo thotë: ” MBAJ MEND QE ITALIANËT NA QËLLONIN ME KONDAKËT E DYFEQEVE, E NDËRSA NE I QËLLONIM ME GRUSHTA ME SHKELMA E ME DRUTË E FLAMUJVE QË MBANIM NË DORË” NË PËRLESHJE E SIPËR UNË DHE SALI BEDINI U PLAGOSËM RËNDË, SHOKËT NA MORËN DHE NA ÇUAN NË SHTËPINË E HAMZA ISAIT KU QËNDRUAM MË SHUMË SE DY MUAJ TË SËMURË”
Por Sali Bedini ishte pjesë e rëndësishme e kuvendit të Barçallasë, nga ku u vendos lufta e vlorës dhe u vendos komiteti qē do të drejtonte këtë luftë. Ai ishte antar i këtij komiteti , i cili luftoi e drejtoi me zotësi e trimëri. Në fshatin Mesaplik ndodhet dhe Obelisku i 12 personazheve më të rëndësishëm në historinë Kombëtare, ndër të cilët spikat dhe busti i Sali Bedinit. Ashtu si në të vërtetën e shkuar që hodhi themelet e një të vërtete të sotme, prijës i të gjithëve qëndron ai, burri me fizikun e gjatë dhe mjekrën e bardhë…. ISMAIL QEMALI