“E Vërteta e Vlorës”/ Mosmarrëveshjet e udhëheqësit ushtarak italian “Benito Musolini” me...

“E Vërteta e Vlorës”/ Mosmarrëveshjet e udhëheqësit ushtarak italian “Benito Musolini” me mbretin Zog në mars të vitit 1939

582
0

Në emisionin “Autokton” të autores Anila Ahmataj u trajtua këtë të dielë pjesa e 8-të “E Vërteta e Vlorës”

Mosmarrveshjet e udhëheqësit ushtarak italian “Benito Musolini” me mbretin Zog në mars të vitit 1939

 

Në një thirrje të hapur i kërkonte monarkut ti delegonte të gjitha kompetencat e mbretërisë asaj italiane të Savojas, dhe vetë të mbetej kukull. Një marrveshje e tyre favorizonte skajshëm palën italiane në invazion, ajo e ndërhyrjes ushtarake italiane, nëqoftëse rrezikohej froni i monarkut nga ndonjë përmbysje kryengriteje që në Shqipëri fillonin të parat,nëqoftëse nuk plotësoheshin kërkesat e ultimatumit agresioni ishte gati!

Monarku shqiptar mendoi se nuk duhet të çonte drejt vdekjes një ushtri modeste me mbi 2000 trupa, duke përjashtuar qëndresën ndaj 136 anije lufte që ishin nisur për zbarkim përballë 2 motovedetave Skënderbeu (itinerari Shëngjin –Durrës) dhe Shqipëria (Durrës-Sarandë), rreth 600 avionë gjuajtës dhe bombardues, dhe rreth 50 mijë trupa vetëm ditët e para të prillit 1939. Mendohet se ndikim sado modest në agravimin e marrdhënieve shqiptaro-italiane kanë dhënë kundërshtarët politikë të monarkisë në ekzil. Mbretii vendosi të largohej nga Shqipëria pa abdikuar, duke lënë një debat dhjetravjeçar prapa.

Atë të qëndresës që shqiptarët e bëjnë përgjegjës, pa pyetur për ata që do të binin viktimë e invazionit, por kjo gjë u sqarua në një delegacion që i shkoi djalit të tij që lindi ato ditë   “Leka I”   i cili kësaj pyetje të rezistencës iu përgjigj.

Mbreti do të bënte rezistencë se ishte ushtarak por dhe nga Mati, aludim ky për Skënderbeun dhe qëndresën e tij epike. Ushtria mbretërore pas betejës së qëndresës do të tërhiqej, ndërsa duhet të depërtonte në një shtet tjetër për ekzil. Kërkesa iu bë shtabit ushtarak dhe shtetit jugosllav për hapjen e një terrotori në kufirin shqiptaro-jugosllav. Jugosllavët, që kishin vite që luftonin ndaj tij me kushdërshtarët shqiptarë ia kthyen, se kufiri me Shqipërinë ishte i hapur në çdo pikë në thellësinë 1 km.

Ironia e fatit e bëri monarkun të mallkonte veten për kërkesën e gabuar dhe të nisej në drejtim të kufirit grek, turk etj.

Ndërsa falë kesaj lëvizjeje pati 8 të vrarë në gjithë vendin, por edhe ushtarë italianë të zbarkimit, nga një qëndresë sporadike e detarit Mujo Ulqinaku në Durrës.

Në Vlorë rezulton një i vrarë më 7 prill 1939.

 

Por gjatë javës së fillimprillit që pasoi, gjithë kundërshtarët e monarkisë, si dhe ata që bënin pjesë në parlament, u mblodhën dhe vendosën rreth një javë më pas të shkonin tek monarku italian Viktor Emanuele III për ti dorëzuar kurorën e Skënderbeut  dhe futjen e Shqipërisë si pjesë e Italisë tashmë. Kjo justifikuar nga problemet shekullore me fqinjët tokësorë, Serbë dhe Grekë. Prandaj kjo ngjarje nuk konsiderohet në historinë botërore si agresion i hapur i një fuqie ndaj një shteti të pavarur si ne, ndryshe si e tillë do shënonte 7 prilli fillimin zyrtar të Luftës II Botërore, e cila daton më 1 shtator të vitit 1939. Në ato kujtime që cituam shohim një ngutje të madhe, madje duke vendosur në krye të delegacionit edhe firmëtarë të deklaratës së pavarsisë, fare përçmim grotesk; Ju do të veni tek një mbret i huaj dhe do ti bëni lajka në gjuhën e tij. E di që këta të vjetërit e pamvarsisë, ca kokrra kanë mbetur. Edhe vetë e dini që keni trokitur në portë të gabuar, se këtë të huaj, e kam luftuar që në njëzetën! Delegacioni ja arriti qëllimit duke marrë me vetenga Vlora edhe njerës të shquar që pikërisht i dhanë jetë lirisë kundër këtij armiku më 1920, firmëtarë pavarësie që e solli rasti e koha të shkojnë për dorëzimin e saj.  Italia në fakt po përgatitej brenda strategjisë Romë-Berlin-Tokio, prej Shqipërie të pushtonte gjithë Mesdheun, dhe ushtria e saj u grumbullua në dy drejtime; Veriu zbarkonte pranë Durrësit në vendin e quajtur Porto Romano, ndërsa Jugu italian pranë Himarës në Prto Palermo. Armatat 9 dhe 11 të Alfredo Goxonit, numëronin mbi 650 mijë trupa, brenda një popullsie 800 mijëshë shqiptare, ndërsa në Vlorë zbarkuan trupa napolitanë.

Eqrem bej Vlora megjithëse austrofil shkon në delegacionin e madh proitalian, ndoshta me shpresë se nga civilizimet e mëdha, popujt e vegjl e të prapambetur përfitojnë shumë. Por dhe nga qyteti i Vlorës kishte përfaqsuesnë delegacionin e stërmadh, si autori i këngës ikonë, Vlora-Vlora me 1920, Ali Asllani, etj, ku mund të duket e habitshme që armiqtë të negociojnë, por produkti i së cilës u pa më pas.Pjesa e Kosovës filloji po jetonte një jetë që nuk e kish pasur, jo për ushqimet, po për gjuhën dhe shkollat që të parët Anti Zogistë, po pro Italjanë çuan atje. Ky ishte një shërbim që nuk duhej harruar kurrë, lexojmë tek këto kujtime. Kryeministri i mëvonshëm Mustafa Merlika i shkruan Departamentit të Shtetit një kërkesë ekzili më 1952 nga Aleksandria, ku thekson mes të tjerash; Gjatë periudhës së pushtimit me produktet bujqësore..dhe miellin italian, që arrinte në qindra e mijra thasë, populli shqiptar pati një bollëk mallrash ushqimorë si asnjë popull tjetër në Europë, mallra që ndonëse vini n nga Italia, ishin të racionuara atje.

Komandanti nacionalist vazhdon; Po thuaj të gjithë Shqipëtarët thanë ku paskemi qënë, dhe ata nëpër qytete ditë e natë këndonin për Fashizmin që u mbushi barkun dhe gati u harruan ata shkollarë bolshevikë që në Mbretëri sillnin libra të ndaluar nga Franca. Ata i mori vala e re dhe u futën ku mundën në administratë e në Parti Fashiste, duke mallkuar vetë Marx-in, krahasuar me këtë që po jetonin. Po të ishe anëtar i saj kishje librezë që merrje gratis, jo miell e makarona, po shkolla dhe universitete në Itali. Shkurt, si i thoshin vetes proletarë, j’u dha rasti vetëm të fitonin!

Kuptohet që çdo ekuilibër tradite e krerësh u shkatërrua në mënyrë të pakthyeshme, duke sjellë një dasi e armiqësi vrastare, që qyteti e kish njohur si përçarje në një mënyrë krejt tjetër.

Si gjithmonë fati i keq që e ndjek si mallkim Shqipërinë solli në vitin 1941 në mbledhjen e grupeve komuniste për të krijuar një parti të tillë si refer jugosllavët. Nqs ata gjithmonë kishin ndërhyrë në jetën e brishtë të atdheut duke vrarë e përçarë, ku këtë herë u ftuan nga vetë shqiptarët, dhe tërë përulësi nga mosmarrveshjet e tyre për kreun vendosën misionarin jugosllav Miladin Popoviç kreun e Partisë Komuniste Shqiptare, deklaron kreu u grupit komunist të Shkodrës, Zef Mala, titull i cili vazhdoi deri në mesin e vitit 1943. Madje mbledhja për krijimin e Partisë Komuniste, u zhvillua në shtëpinë e një nacionalisti të shquar në Tiranë, Bahri Omarit, gjë që në pamje të parë tregonte se në Shqipëri nuk dihej ku fillonte nacionalisti gjirokastrit dhe ku mbaronte komunisti. Por në fakt shkaku i themelimit të kësaj partie të ekstremit të majtë në shtëpi nacionalistësh kishte të bëntë me lidhjen fisnore të një të riu i cili u siguroi selinë e mbledhjeve grupeve, dhe referit jugosllav, ku shpërblimi do të ishte mbajtja në konsidetatë të tyre për ta bërë atë kryetar të partisë, dhe më vonë liderin që falë modelit rus u bë një nga diktatorët më famëkeq të Europës Lindore. Ai quhej Enver Hoxha, me origjinë qytetare gjirokastrite, një student i dështuar France, aspak komunist, por njohës i aventurës dhe situatave si asnjë tjetër. Kjo solli në atë mori vllehësh korçarë që përbënin grupin e Korçës dhe atë të Vrakës, Shkodër, që sillëshin sa të bindur aq dhe radikalë në aksion , të spikatste i duruari që dominonte situatat, Hoxha.

Por grupi i qytetit të Tiranës, që solli shumë kundërshtime, ishte ai i të rinjve, që udhëhiqej një një vlonjat, Sadik Premte, i cili së bashku me Anasats Lulon, kërkoi të vendoste një barrierë idesh e programesh antisllave, të cilën e quajtën fraksion dhe filluan ta luftonin qysh herët me urdhër të jugosllavëve, madje me armë. Ndikimi i Premtes në fshatrat Gjorm e përreth, bëri që formacionet e para të majta luftarake modeste (çeta) të ishin pro tij, gjë që solli një luftë të egër brenda llojit, madje me jetë njerëzish.

Papritur del si një nga krerët komunistë kryesorë në qytet tashmë nga fshati Tërbaç Hysni Kapo, i cili kalon në ilegalitet në një mënyrë të çuditshme, sgkruar kjo nga komandanti i përgjithshëm nacionalist në kujtimet e tij;  “Hysni Kapua, që e kish Besniku pseudonimin, kish dalë me kohë në ilegalitet. Kishte bërë shkollën Tregëtare të Vlorës, ishte i martuar me fëmijë dhe punonte për bukuri ekonomat në spital. Atje italjanët kishin prurë dhe doktorë e infermjere italjane, si një vënd që u bëmë me ta. Që në mëngjes një infermjere i përshëndeste italisht të gjithë me buzë në gaz,nuk harronte edhe ekonomatin. Kështu e zuri me zor dhe për dhunë në një dhomë a depo. Ajo e tmerruar u ankua me një herë dhe karabinjeria e kërkonte të nesërmen”.

Çudia shtohet kur po aty sqaron;  Hysni Kapua u fsheh dhe me anë të një djali që kish qënë në Tregëtare dhe ky, kërkon ndihmën e Azis Sharrës, (drejtuesi i rinisë nacionaliste të Ballit) të cilin e kish të fejuarin e motrës. Sharra ishte në krye të listës të atyre që kërkonte SIM-ie Karabinjeria dhe me që ç’do rrëmujë e lidhnin me të, e fusnin në burg. Dikush spiunoi që mëshihte atë që zuri me përdhunë infermjeren dhe e kërkonin prapë.

Kuestura e Vlorës i dërgon Drejtorisë së Policisë këtë telegra; Azis Sharra, vjeç 26, shofer. Element kundër regjimit të sotëm të Italisë. Shoqërohet me elementë trubullues. Ka marrë pjesë në demonstratën  e studentëve më 28 nëndor 1942. Më 9 mars 1943 bindi katundarët e ardhur në Vlorë të bëjnë demonstratë për shpërndarjen e mistrit dhe kundër regjimit dhe autoriteteve të vendit. Për këtë fakt ka qënë ndaluar dhe mbyllur në burg. Ka shumë pasonjës. I njohur për karakterin e tij të prapë. Është i zoti të kryej akte të papëlqyera. Të tjerë emra janë Met Xherahi, Liço Kalo Telhai, Lavdosh Zotaj, Hysni Kapo..

Bashkpunimi i tyre normal, sot as që mund të mendohet, por problemet vlonjate shkojnë drejt sëmundjes kronike të vlonjatëve, përçarjes, me anë hakmarrjesh, një konflikt i papërligjur me kosto jetësh. Ngjarja si zanafillë vrastare moderne, vazhdon.

Azis Sharra nuk e tregoi Hysniun, kur një darkë Hysniu i tha atij, se ja je ti në Vlorë, ja s’ka njeri që të vret në moment. –Pse kush kërkon të vrasë, e pyeti Azis Sharra, dhe Hysni Tërbeçsi i tregon për ca të Ballit, dhe me që nuk ishte nga Vlora, i thotë emrat dhe se vetëm ti mund ti vrasësh. Që atë ditë e përzuri Hysniun, që ishte sebepi i daljes në mal dhe shkretimit të familjes së tij. Ai nuk e godiste Azis Sharrën dot përballë dhe një ditë pas ca kohe vuri njerës me Rahman Parllakun, që e goditën njëherësh në një kthesë, po dhe me plumba në trup Azizi iku dhjetra metra duke plagosur njërin prej Komunistëve, pastaj vdiq.