E sulmuan pasi fitoi vendin e parë, Arilena Ara publikon foton e...

E sulmuan pasi fitoi vendin e parë, Arilena Ara publikon foton e veçantë

537
0

Këngëtarja Arilena Ara, e cila ka qenë në qendër të polemikave pasi fitoi vendin e parë në Festivalin e Këngës, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një fotografi të veçantë urimi për Krishtlindjen.

Në instagram ajo ka postuar një foto ku duket teksa pozon e qeshur pranë bredhit të Vitit të Ri. Këngëtarja që do të na përfaqësojë në Eurovision me këngën “Shaj” duket e lumtur edhe pse polemikat dhe sulmet pasi fitoi vendin e parë nuk kanë përfunduar gati tre ditë pas Festivalit.

dfgerthje45je4jdfhfh.jpg

“Gëzuar Krishtlindjen! Bekime dhe Dashuri per ju dhe familjet tuaja. Dashuri, Arilena”, shkruan këngëtarja shkodrane në Instagram.