E rrallë / Hoxha në Kavajë padit për shpifje kreun e FRPD

E rrallë / Hoxha në Kavajë padit për shpifje kreun e FRPD

801
0

E rrallë në Kavajë/ Hoxha Sulejman Rustemi padit për shpifje kreun e FRPD-Kavajë, administratorin e “Kavaja Demokratike” Arnold Kariqi

“Bashkë me mikun dhe komshiun tim z. Av Arian Andoni Kavaje sapo e kontretizuam padinë për faqen “Kavaja Demokratike” dhe në mënyrë specifike për adiminstratorin e saj Arnold Kariqi për akuzat dhe shpifjet e pabazuara që i ka drejtuar në adresën time duke u përpjekur që të hedhë baltë mbi profilin tim publik fetar dhe atë human.

Ligji parashikon dy alternativa për rastin konkret mirëpo unë nuk dua ta shoh në burg z. Kariqi thjesht i kam kërkuar minimumin e shlyerjes monetare të cilat do të shkojnë për bamirësi.

Gjithashtu, gjej rastin dhe i bëj thirrje kryetarit të Partisë Demokratike dega Kavajë z. Isa Sakja që të distancohet nga veprimet e këtij “djaloshi” i cili drejton edhe FRPD Kavajë e si rrjedhojë qëndrimet e këtij të fundit mund t’i konsideroj me prapavijë politike nëse nuk ka prononcim publikisht për sa më lart.

Shënim: Arnoldit i bëj një këshillë që bëjë kujdes sepse te postimet e fundit ka hyrë në një problem tjetër të cilin e ka edhe më të vështirë gjyqin se sa i pari.”