Ajo ishte varrosur pas një ataku në zemër dhe mjekët e kishin konstatuar vdekjen e saj.
Por një ditë pas varrimit i dashuri i saj kishte dëgjuar zhurmë që vinte nga varri dhe kishte kërkuar nga roja e varrezave që të vërtetonte nëse edhe ai dëgjonte zhurmë.
Meqë edhe vet roja e vërtetoi që zhurma po vinte nga varri, familja e saj kishte rënë dakord që ta hapnin varrin, procedurë e cila zgjati disa orë. Por ishte shumë vonë.
Nga video e publikuar shihen anëtarët e familjes së saj të cilët hapin arkivolin me shpresë që ndoshta ajo kishte mbijetuar.
Mjekët janë shprehur sërish që ajo kishte vdekur dhe e gjitha ishte një gënjeshtër e të dashurit të saj.
Por xhami i arkivolit të saj ishte i thyer e njashtu ajo kishte edhe një gisht të plagosur.
https://www.youtube.com/watch?v=qjYiEQxlSHw