E rëndë në Sukth/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

E rëndë në Sukth/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

356
0

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sukth të Durrësit.

Sipas të dhënave një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Bëhet fjalë për 52-vjeçaren me iniciale G.H.

Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti tragjik,  policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Toyota, F.H., 47 vjeç. Sakaq, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.