Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e Pogradecit.
Sipas të dhënave të para mësohet se vajza e vogël 10 vjeçe ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nënë ka hyrë për ta shpëtuar, por kjo përpjekje ka rezultuar fatale edhe për të dhe vajzën e saj të mitur.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa priten detaje të reja në lidhje me rastin.