E quajti “leckë”, Mark Marku reagon ndaj sulmit të Llakajt: Duhet të...

E quajti “leckë”, Mark Marku reagon ndaj sulmit të Llakajt: Duhet të merret me…

637
0

Pedagogu Mark Marku u përfol shumë pasi quajti “leckë të poshtëruar në prag të pleqërisë” aktorin e njohur Robert Ndrenika. Për këtë reagoi ashpër aktori i humorit Agron Llakaj i cili i tha se mund të thojë gjithcka, por nuk duhet të ofendojë ikonën e Shqipërisë, Ndrenikën. I pyetur në lidhje me këtë reagim, Marku foli për emisionin “Ditë e Re” duke sqaruar komentin e tij për aktorin e njohur, duke mos lënë pa përmendur edhe Llakajn.

 

“Unë nuk i përgjigjem fare pasi i njoh të drejtën të gjithëve të thonë çfarë të duan. Njësoj siç e njoh të drejtën time për të thënë çfarë mendoj. Në thelb kjo nuk ka kuptim. Aktorët janë të rëndësishëm se ata e bëjnë teatrin por teatrin e bën edhe publiku. E bën dhe historia. Teatri si institucion nuk lidhet me aktorë të caktuar, sado të mirë të jenë ata. Teatri duhet të rezistojë dhe ne të gjithë që jemi më të rinj se z. Ndrenika do të vdesim, por nuk do të thotë se duhet të shkatërrojmë Shqipërinë. Unë të shkatërroj fakultetin në momentin që do të dal në pension. Apo të gjithë të shkatërrojmë Shqipërinë. Çdo person është i rëndësishëm në shoqëri por institucionet janë shumë të rëndësishme.

 

 

Është papërgjegjësi. Dhe Agron Llakaj duhet të merret me faktin që shembet apo nuk shembet teatri. Ne kemi të drejtë të gjykojmë të gjithë personat. Unë nuk kam se si ta gjykoj si aktor Robert Ndrenikën. Ne i gjykojmë në raport me këtë akt. Gjesti që ata kanë bërë nuk ka lidhje me të qenit aktor. Ka të bëjë me të qenit vandal. Mund të jesh shumë artist i mirë por je vandal në shpirt. Ka pasur artistë shumë të mirë por që kanë mbështetur kauza të gabuara. Ka pasur momente që kanë kërkuar falje. Shoqëria i kërkon artistëve që të mos mbrojnë kauza të gabuara. Statusin artistik që kanë e vënë në shërbim të disa mafiozëve qeveritarë që shembin teatrin. Fakti që Robert Ndrenika është i madh nuk na bën që të mos gjykojmë aktin e mbështetjes të disa vendimeve për shembjen”, tha Mark Marku.