E quajti femra më joshëse shqiptare, Aurela Gaçe i përgjigjet Young Zerkës

E quajti femra më joshëse shqiptare, Aurela Gaçe i përgjigjet Young Zerkës

390
0

Për këngëtarin Young Zerka, ekzistojnë disa femra më seksi në Shqipëri dhe ato janë 4.

Në një intervistë të fundit, i pyetur se kush janë katër këngëtaret më joshëse apo seksi shqiptare, Zerka zgjodhi Ronela Hajatin, Dafina Zeqirin, Dhurata Dorën dhe Aurela Gaçen.

Pas kësaj deklarate nuk mungoi reagimi i Aurelës, e cila ka postuar videon e intervistës së Zerkës në Instagram:

“Hajde Zerka hajde😅 4 grifsha”, janë fjalët e Aurela Gaçes.

Me siguri që këngëtares, e cila është nënë e dy vajzave, iu bë qejfi kur dëgjoi deklaratën e kolegut të saj të dhënë pak kohë më parë.

E kujt nuk do tí bëhej?