E përplasi treni, DETAJE nga aksidenti në Durrës: I riu po ecte...

E përplasi treni, DETAJE nga aksidenti në Durrës: I riu po ecte mbi shina, kishte kufje në vesh

398
0

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Durrës. Burime nga policia bënë të ditur se treni kishte përplasur një të ri, rreth 20 vjeç. I riu ende nuk është identifikuar, ndërsa ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë.

 

Sakaq, mësohet se 20-vjeçari po ecte mbi shina, ndërsa mbante kufje në vesh, kjo ka bërë që ai të mos dëgjojë zhurmën e trenit që po vinte.

 

Njoftimi i policisë:

 

Më datë 20.05.2019, rreth orës 11:00, në lagjen nr.4 Durrës, një shtetas rreth 20 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.

 

Ky shtetas u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.