E PAZAKONTË/ Protestë brenda parlamentit britanik, zhvishen burra e gra

E PAZAKONTË/ Protestë brenda parlamentit britanik, zhvishen burra e gra

935
0

Vazhdojnë me orë të tëra mbledhjet në parlamentin britanik. Deputetët mbetën me gojëhapur kur në shkallën e dytë disa qytetarë të pranishëm në Parlament si spektatorë, kanë hequr rrobat dhe kanë protestuar të zhveshur për ndryshimet klimatike. Sipas BBC, 12 persona, 5 burra dhe 7 gra kanë kërkuar që parlamenti britanik të mos merret vetëm me çështjen e Brexit por edhe me ndryshimet klimatike. Në trup kishin të vizatuar me bojë shenja e fjalë për mjedisin. U deshën pak sekonda deri sa rojet e parlamentit të kuptonin këtë akt dhe t’i arrestonin për shqetësim publik. Kjo lëvizje e protestuesve u komentua pozitivisht në rrjetet sociale dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e tyre!