E paralizuar në klinikë prej 14 vitesh, lind fëmijë! U përdhunua nga...

E paralizuar në klinikë prej 14 vitesh, lind fëmijë! U përdhunua nga infermieri që kujdesej për të

450
0

Pas një dëmtimi cerebral mbeti totalisht e paralizuar nga koka te këmbët, qysh prej moshës 15-vjeçare dhe që nga ai moment ka 14 vite që qëndron në një qendër të specializuar për ata që nuk lëvizin për një kohë të gjatë. Pak muaj më parë, infermierët zbuluan se 29-vjeçarja ishte shtatzënë dhe po lindte. Por askush për muaj me radhë nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë, dhe aq më tepër që në të njëjtin shtrat ku qëndronte, ishte përdhunuar nga një prej infermierëve, i cili duhej të kujdesej për të. Historia dramatike e abuzimit vjen nga Phoenix, në shtetin amerikan të Arizona, ku pas analizave të ADN-së, u zbulua infermieri 36-vjeçar që e kishte përdhunuar.

Bëhet fjalë për Nathan Sutherland, i cili punonte si infermier në qendrën ku e reja trajtohej. Viktima rezulton se është detyruar të përballet me abuzimin seksual, duke qenë se është e vetëdijshme, por totalisht e paralizuar dhe nuk mund të flasë.

Ajo i ishte besuar një klinike në Arizona qysh në moshë të mitur, deri kur në muajin dhjetor e kapën dhimbjet e lindjes. Një situatë e papritur nga të gjithë, duke qenë se askush nuk e dinte se ishte shtatzënë, shkruan noa.al.

 

Fëmija erdhi në jetë në 29 dhjetor, ndërkohë që po kujdeset nga shërbimet sociale.

 

Policia vendosi të hetojë lidhur me rrethanat e shtatzënisë, nëpërmjet analizave të ADN-së të punonjësve të stafit dhe pacientëve të tjerë, deri kur javën e kaluar përgjigja çoi në emrin e infermierit Nathan Sutherland, i cili u arrestua.